Cake: Ju premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap maksimumin në fanellën e Shkëndijës

Futboll

Cake: Ju premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap maksimumin në fanellën e Shkëndijës

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:24
Cake: Ju premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap maksimumin në fanellën e Shkëndijës

Klinsman Cake është goditja më e fundit në afatin kalimtar te janarit për Shkëndijen e Tetovës teksa kuqezinjtë e transferuan ditën e hënë futbollistin nga klubi i Struga Trim&Lum.

Ish-mbrojtësi i Tiranës shkëlqeu me Strugën dhe në këtë formë, Shkëndija vendosi t’i besonte për pjesën e mbetur të sezonit teksa kuqezinjtë kanë si objektiv titullin, edhe pse janë tetë pikë larg Shkupit kryesues.

Së fundmi, 22-vjeçari ka thënë edhe fjalët e para për klubin tetovar teksa premton se do të japë maksimumin për skuadrën e re, ndërsa shpreson të koleksionojë sa më shumë tituj.

“Unë ju premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap maksimumin në fanellën e Shkëndijës dhe shpresoj se së bashku do të festojmë shumë tituj”, shprehet Cake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat