Shokon ish futbollisti: Ka dy lojtarë homoseksualë për çdo skuadër

Futboll

Shokon ish futbollisti: Ka dy lojtarë homoseksualë për çdo skuadër

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:04
Shokon ish futbollisti: Ka dy lojtarë homoseksualë për çdo skuadër

Patrice Evra flet gjithmonë hapur. Ish-anësori i Manchester United dhe i përfaqësueses franceze iu referua homoseksualitetit në botën e futbollit, një temë tabu për shumë njerëz. Ai e bëri këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve të “Le Parisien” me rastin e publikimit të autobiografisë së tij “I Love This Game” (E Dua Këtë Lojë).

“Disa nga kolegët më kanë thënë: Është kundër fesë sime, nëse ka një homoseksual në këtë dhomë zhveshjeje, ai duhet të largohet nga klubi. Në futboll, nëse thua se je homoseksual, ke mbaruar”, -deklaroi Evra.

Më tej, francezi kujton një episod që i ka ndodhur kur luante në Angli:

“Kur isha në Angli, na sollën një person për t’i folur ekipit për homoseksualitetin. Disa nga shokët e mi të skuadrës thanë se nuk mund të luante nëse kishte në dhomat e zhveshjes lojtarë homoseksualë. Ka të paktën dy lojtarë homoseksualë në çdo klub.

Evra iu referua edhe situatës së Mbappesë, të cilin e konsideron politikisht korrekt në sjellje.

“Do të doja të shihja Kylianin larg PSG-së. Kur e dëgjoj duke folur, më duket sikur po dëgjoj një politikan. Shpresoj që në fushë të mendojë për ekipin dhe jo për qëllimet e tij personale, sepse “ylli” është skuadra, jo një lojtar i vetëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat