Musta mbetet në Superiore

Futboll

Musta mbetet në Superiore

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:52
Musta mbetet në Superiore

Emiliano Musta e mbylli me Partizanin pak ditë më parë, dhe nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri. Mbrojtësi i majtë do të vazhdojë karrierën te Kukësi, aty ku u aktivizuar në sezonin 2019-2020.

29-vjeçari nga Elbasani, ka zgjedhur të publikojë lajmin e rikthimit tek ekipi verilindor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke kthyer nga kuq në blu emrin e tij mes më të mirëve, shkruan supersporti.

Musta është përzgjedhur pjesë e formacionit më të mirë të 15 javëve të parë në Abissnet Superiore në emisionin “Analizë Superiore”, që transmetohet në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i Shqipërisë U19.

Musta ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, pasi është aktivizuar me skuadra si Partizani, Laçi, Kukësi, Flamurtari, Teuta, Elbasani apo Shkumbini.

Bruno Lulaj ka postuar mbrëmjen e kaluar një foto me Mustën. Tani do të jenë sërish shokë skuadre, me objektivin primar fitimin e titullit kampion me skuadrën e drejtuar nga Diego Longo.

Rikthimi i Mustës në Kukës është zyrtarizuar edhe nga klubi verilindor, që i uron mirëseardhjen lojtarit anësor dhe në një komunikatë zyrtare bën të ditur se ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat