Denison ka shkëputur kontratën me Drenicën

Futboll

Denison ka shkëputur kontratën me Drenicën

Më: 13 janar 2022 Në ora: 11:26
Denison ka shkëputur kontratën me Drenicën

Mediat në Shqipëri shkruajnë se Dinamo ka bërë një tjetër goditje të rëndësishme në afatin e janarit, duke forcuar mesfushën me brazilianin Denison Silva, i cili luajti te Drenica.

Me këtë lojtar ishte arritur akordi, por situata para firmosjes së kontratës u vështirësua për shkak se Denison nuk kishte marrë ende dokumentacionin nga Drenica në Kosovë, ku ka luajtur së fundi.

Tashmë gjithçka është zgjidhur në këtë drejtim nga ana e brazilianit, sipas Panorama sport.

Ai ka bërë zgjidhje të njëanshme të kontratës me Drenicën, sipas procedurave përkatëse, duke qenë se kishte disa muaj pa u paguar.

Gazeta mëson se Denison ka firmosur për një vit e gjysmë me Dinamon dhe mendohet të jetë një “armë” plus në gjysmën e dytë të këtij sezoni dhe sezonin tjetër me karakteristikat që ka.

Bledar Devolli, ndihmëstrajneri i Dinamos prej pak kohësh, e njeh mirë këtë futbollist që nga koha kur ka drejtuar Drenicën. Ai dhe drejtuesit e tjerë blu janë të bindur se kanë bërë një përforcim me vlera.

Denison, 24 vjeç, luan thuajse në të gjitha pozicionet në mesfushë, qoftë në krahë dhe pas sulmuesit kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat