Xhaka ka regjistruar një rekord të zi

Futboll

Xhaka ka regjistruar një rekord të zi

Më: 14 janar 2022 Në ora: 11:37
Xhaka

Me kartonin e kuq të mbrëmshëm, Xhaka ka regjistruar një rekord të zi të tij që nga shkuarja e tij në Angli.

Që nga sezoni i tij debutues me Arsenalin në 2016-17, asnjë lojtar i Premierligës nuk është përjashtuar më shumë herë në të gjitha garat sesa Granit Xhaka (5), raporton ‘Opta’.

Arsenali barazoi në Anfield mbrëmë ndaj Liverpoolit, anipse ishte me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 24-të.

Arsenali do ta ketë ndeshjen kthyese ndaj Liverpoolit të enjten e ardhshme, aty ku do të përcaktohet skuadra e cila do t’i bashkohet Chelseas në finalen e Kupës Carabao,  njofton Insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat