Nga Turqia nxjerrin një tjetër klub anglez pranë Muriqit

Futboll

Nga Turqia nxjerrin një tjetër klub anglez pranë Muriqit

Më: 14 janar 2022 Në ora: 11:59
Nga Turqia nxjerrin një tjetër klub anglez pranë Muriqit

Lacio po kërkon të shesë përfundimisht Vedat Muriqin. Igli Tare po shqyrton mundësinë më të mirë për të larguar “piratin” nga kampi bardhekaltër.

Në Turqi tashmë nxjerrin një tjetër klub anglez pranë transferimit të shtatlartit nga Prizreni.

“A Spor” tregon se West Bromwich Albion është pranë firmës së Muriqit. Skuadra në falë luan në Championship, ku renditet në vendin e katërt dhe është në garë për të prerë biletën për në Premier League sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se West Bromwich Albion kërkoi shërbimet e sulmuesit shqiptar edhe në momentin kur ai vendosi të transferohej në Itali.

Ndërkohë vetë Muriqi e di se fati i tij do të jetë larg Lacios, ekip të cilin së fundmi e ka fshirë nga rrjetet e tij sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat