Materazzi: Dybala është shumë i fortë

Futboll

Materazzi: Dybala është shumë i fortë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:05
Materazzi: Dybala është shumë i fortë

Dybala-Lautaro Martinez. Kjo mund të jetë dyshja sulmuese e Interit sezonin e ardhshëm.

Marotta ka pasur kontaktet e para me përfaqësuesit e argjentinasit, duke ndezur kënaqësinë e disa tifozëve zikaltër, përfshirë Marco Materazzi.

“Në këtë operacion ka vetëm pro dhe asnjë kundër, sepse Dybala është shumë i fortë, – janë fjalët e ish-mbrojtësit për “Gazzetta dello Sport”.

– Do të ishte qershia mbi tortë e Simone Inzaghit. Unë mendoj se një çift tërësisht argjentinas me Lautaron do të funksiononte. Ata janë dy sulmues të ndryshëm, por të integruar mirë.

Unë e kuptoj se Paulo mund të jetë ndjerë i tradhtuar për rinovimin. Ai mori premtimin e klubit, por më pas Juve filloi t’i ulte shifrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat