Goditi me shishe dy futbollistë të Aston Villës, arrestohet një tifoz

Futboll

Goditi me shishe dy futbollistë të Aston Villës, arrestohet një tifoz

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:08
Goditi me shishe dy futbollistë të Aston Villës, arrestohet një tifoz

Goditi me shishe dy futbollistë të Aston Villës, arrestohet një tifoz!

Një tifoz i Evertonit ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka hedhur një shishe në fushë, duke goditur dy futbollistë kundërshtarë në ndeshjen ndaj Aston Villës në “Goodison Park”.

Episodi është regjistruar në shtesën e pjesës së parë, kur futbollistët miq po festonin golin e vetëm të ndeshjes, teksa nga tribuna ka ardhur një shishe plastike, që ka goditur dy futbollistë të Aston Villës, mes të cilëve edhe Lucas Digne, i cili deri pak ditë më parë vishte fanellën e “toffees”.

Menjëherë policia ka marrë në shqyrtim kamerat e stadiumit dhe ka identifikuar e prangosur një tifoz të Everton, ndërsa hetimi vijon për një zbardhje të plotë të ngjarjes. Sa i përket ndeshjes, Aston Villa u largua me tre pikë, falë fitores 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat