Dështon transferimi i Aubameyangut te Barcelona, kjo është arsyeja

Futboll

Dështon transferimi i Aubameyangut te Barcelona, kjo është arsyeja

Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:52
Aubameyang

Bisedimet mes Arsenalit dhe Barcelonës rreth huazimit të Aubameyangut kanë dështuar, raporton The Athletic.

Marrëveshja nuk është arritur për arsye të mospërputhjes së kërkesës dhe ofertës nga dy klubet.

Barcelona nuk ka ofruar mjaftueshëm para për mbulimin e pagës së gabonezit, me ç’rast bisedimet kanë dështuar.

Kështu, Aubameyang nuk do të transferohet në “Camp Nou”.

32-vjeçari nuk ishte në planet e Mikel Artetas, duke iu hequr edhe shiriti i kapitenit dhe duke u lënë jashtë ekipit për disa ndeshje të “Topçinjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat