Bartomeu: Laporta mashtroi me shifrat

Futboll

Bartomeu: Laporta mashtroi me shifrat

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:14
Bartomeu: Laporta mashtroi me shifrat

Një ditë pas akuzave të ngritura nga Joan Laporta kundër tij, ishpresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka reaguar ashpër.

I akuzuar nga Laporta nëpërmjet një raporti të dalë nga auditi i brendshëm i klubit, Bartomeu ka reaguar në mediat spanjolle, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Ai ka deklaruar për “Cadena SER”, se ka siguruar një kopje të raportit “Forensic” të prezantuar nga Laporta, duke theksuar se në të ka mjaft pasaktësi që hedhin baltë mbi figurën e tij.

“Paraprakisht po them se paraqitjet pompoze para publikut të bëra nga Laporta nuk tregojnë realitetin e shifrave të transferimeve të bëra gjatë kohës që kam drejtuar klubin.

Ato janë bërë vetëm për të hedhur baltë mbi mua”, ka thënë ish-numri një i Barcelonës. Po për të njëjtën media, Bartomeu ka deklaruar se është plotësisht në shërbim të Prokurorisë së Barcelonës për çdo hetim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat