Cana: Tomas është rritur shumë

Futboll

Cana: Tomas është rritur shumë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:49
Cana: Tomas është rritur shumë

Lorik Cana ka folur për skuadrën e Lazios, në veçanti për futbollistët shqiptarë që luajnë aty, por dhe për tema të tjera.

Në një prononcim për radion e klubit, ish-kapiteni i Kombëtares u fokusua tek protagonistët e ekipit të Sarrit.

“Është ambientuar mirë, e kam parë në hapat e tij të parë në Serinë A kur ishte tek Empoli dhe më pas tek Napoli, ku bëri një rrugëtim të rëndësishëm. Ai është një djalosh që ka eksperiencë. Ka arritur në momentin e duhur dhe trajneri Sarri e di se çfarë mund të marrë prej tij. Këtu tek Lazio duhet të përpiqesh që të përmirësohesh, të japësh më të mirën nga vetja.

Ai ka një performancë konstante dhe për mendimin tim, ai gjithmonë është i gatshëm. Ai ka avantazhin që luan në të djathtë.

“Tomas është rritur shumë, ai ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë për një portier të ri të kalojë nga zgjedhje e tretë, në të parën. Tani ka mundësinë që të kthehet protagonist, Si një shqiptar që jam, jam shumë krenar për të”.

“Përtej admirimit dhe respektit për atë që ka bërë tek Lazio. Mendoj që Immobile është më i miri i historisë së këtij klubi. Ai është lojtar i nivelit të lartë dhe vazhdon të kërkojë më shumë. Milinkoviç është një xhevahir. Nuk kam pasur mundësinë që të luajë me të, por ka bërë mrekulli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat