Tomasheviq: Premtoj se do ta bëjë më të mirën për Prishtinën

Futboll

Tomasheviq: Premtoj se do ta bëjë më të mirën për Prishtinën

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 18:45
Tomasheviq: Premtoj se do ta bëjë më të mirën për Prishtinën

Qendërmbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomasheviq, është futbollisti i radhës që i bashkohet FC Prishtinës në afatin kalimtar të dimrit.

Tomasevic në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Cibalias në Ligën e Dytë të Kroacisë.

28-vjeçari është futbollist me përvojë, i cili pritet që ti shërbejë skuadrës sonë të drejtuar nga Abdulah Ibrakoviq.

Tomasevic gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Istra 1961, Rudar Velenje, NK Novigrad, Granicar dhe Osijek.

Tomasheviq tashmë i është bashkuar FC Prishtinës në stërvitje derisa e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

"Më parë kam dëgjuar për futbollin e Kosovës. Sa kam qenë në Kroaci kam kujtuar kundër disa lojtarëve nga Kosova si Lirim Kastrati dhe Amir Rrahmani.

Premtoj se do ta bëjë më të mirën për Prishtinën që klubi të fitojë trofe dhe të zë vend për garat evropiane. Të gjithë në qytet duhet të besojnë të skuadra", pohoi Josip Tomasheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat