Klauzola për prishjen e kontratës së Isak me klubin bask

Futboll

Klauzola për prishjen e kontratës së Isak me klubin bask

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 15:04
Klauzola për prishjen e kontratës së Isak me klubin bask

Sirena angleze për sulmuesin suedez Aleksander Isak. Futbollisti 22-vjeçar që luan me Real Sociedad në kampionatin spanjoll, po bën mjaft mirë dhe ka përfunduar në “radarët” Chelseat dhe Manchester United.

Klauzola për prishjen e kontratës së Isak me klubin bask është 75 milionë euro, por Sociedad do të pranonte ta shiste edhe për një shifër mes 50 dhe 60 milionë eurove, pasi do të mbushte ndjeshëm arkat, duke parë buxhetin që kanë.

Isak po bën mjaft mirë si në La Liga, ashtu edhe me përfaqësuesen e Suedisë, teksa veçanërisht te Manchester United e shohin si lojtarin ideal për t’ia shtuar “artilerisë” sulmuese.

Vetë sulmuesi nuk e fshehu kënaqësinë për interesin e klubeve angleze, por theksoi se mbetet i përqendruar të bëjë mirë me fanellën e Real Sociedad.

“Kam kontratë deri më 2026-ën me Sociedad dhe jam i përqendruar maksimalisht për t’u rritue bashkë me klubin. Interesi i ekipeve të mëdha më motivon të bëj edhe më mirë, por momentalisht mendja ime është vetëm në fushë”, deklaroi Isak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat