Deklaratë e çmendur e trajnerit të skuadrës shqiptare: Ishte gjithçka m*t, krenar për futbollistët e mi

Futboll

Deklaratë e çmendur e trajnerit të skuadrës shqiptare: Ishte gjithçka m*t, krenar për futbollistët e mi

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:20
Deklaratë e çmendur e trajnerit të skuadrës shqiptare: Ishte gjithçka m*t, krenar për futbollistët e mi

Thomas Brdariç u shfaq shumë i irrituar në “Gol pas Goli” me vendimin e sistemit VAR për t’i anuluar një gol Vllaznisë.

“Përgjithësisht, nuk mund të them sot s’kishim fat, ishte gjithçka m*t. Nuk duhet ta analizojmë këtë ndeshje. Vetëm mund t’i komplimenton futbollistët e mi për gjithçka bënë sot, jam krenar për ta.

Rezultati mund të diskutohet, mund të analizojmë disa vendime që mori arbitri, por qëndron edhe fakti që nuk mungoi fati.”

Vendimi i VAR-it: “Pse reagoi VAR-i sepse askush nuk e pa në stadium që kishte prekje me dorë. Nuk është hera e parë që ndodh. Prekja me dorë e Da Silvës nuk e ndihmoi ta çonte topin përpara.

Ne e pamë që ishte prekje e qartë në stomak. Ndoshta duhet të pyesni zyrtarët e VAR-it. Nëse mendoni se kam diçka kundër gjyqtarëve, e keni gabim. Është për të ardhur keq që dolëm me zero pikë. Duhet të analizojmë ndeshjen në tërësi dhe disa gabime që mund të kemi bërë. Kanë qenë 4-5 raste të tjera që na kanë penalizuar.”

Sezon i dështuar? “Duhet të jeni të kujdesshëm dhe ju në studio me ato që thoni. Doi të me ngacmoni për objektivin titull, por unë jam I ftohtë, ju mirëkuptoj. Kampioni është shumë i gjatë dhe kemi shumë ndeshje për t’u kthyer më lart në renditje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat