Të revoltuar

Futboll

Të revoltuar

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:25
Ralf Rangnick

Futbollistët e Manchester United nuk janë aspak të kënaqur me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick.

Pasi mbërriti për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në fund të vitit 2021, Rangnick pritej të bënte revolucion te United.

Por, në vend të kësaj, ai ka bërë vazhdimisht deklarata për të zemëruar lojtarët e tij.

Pasi u eliminua nga FA Cup kundër Middlesbrough të shtunën, doli se skuadra e United është e pakënaqur me trajnerin e tyre, edhe pse jo për shkak të humbjes. 

Sipas The Sun, shefi po përballet me një reagim të fortë nga lojtarët e tij pasi tha publikisht se Jesse Lingard kishte kërkuar të mos luante kundër Boro, gjë që vetë lojtari doli dhe tha se nuk ishte e vërtetë, përkundrazi tha se klubi e kishte këshilluar atë për të marrë pushim.

Komentet e Rangnick nuk kanë shkuar mirë dhe trajneri ka mbetur paksa i skuqur, veçanërisht pasi komentet për Anthony Martial në janar u mohuan më pas edhe nga francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat