Nuk pritej

Futboll

Nuk pritej

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:57
Nuk pritej

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka marrëveshje për rikthimin te Tottenham, kur të jetë agjent i lirë në verën e ardhshme.

Uellsiani u kthye te Spurs si huazim për një periudhë të dytë sezonin e kaluar, e cila erdhi shtatë vjet pasi u largua për herë të parë, drejtë kalimit në Madrid.

Bale ka pasur një karrierë të shkëlqyer në “Santiago Bernabeu”, edhe pse ka rënë në vitet e fundit dhe largimi duket i pashmangshëm në qershorin e ardhshëm.

Sipas “El Nacional”, Bale ka arritur një marrëveshje për t’u rikthyer në Tottenham për një periudhë të tretë sezonin e ardhshëm, një lajm që me siguri do të jetë një surprizë e madhe për shumicën e tifozëve të Spurs.

Ndërsa Bale padyshim do të mbetet diçka e preferuar për tifozët në Tottenham, 32-vjeçari me siguri nuk është më aq i mirë sa për të luajtur javë pas javë në nivelin e kampionatit anglez.

Madje është folur për Bale që mund të tërhiqet këtë verë, gjë që duket më e besueshme sesa të kthehet sërish në Tottenham, duke pasur parasysh se sa shumë duket se ka rënë nga dashuria me lojën për t’u fokusuar te golfi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat