Ndeshje e zjarrtë, Southamptoni përmbysë rezultatin kundër Tottenham

Futboll

Ndeshje e zjarrtë, Southamptoni përmbysë rezultatin kundër Tottenham

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 22:31
Southamptoni - Tottenham

Skuadra angleze Southampton ka arritur ta përmbysë rezultatin në ndeshjen kundër Tottenham, ku tani e gjen vetën në epërsi prej një goli.

Fillimisht, ishte sulmuesi shqiptar Armando Broja ai i cili barazoi rezultatin në 1:1 për Southamptonin, ndërsa epërsinë Tottenhamit ia riktheu sulmuesi Heung-Min Son.

Por, kanë mjaftuar vetëm dy minuta që skuadra e Southampton t’i shkaktojë probleme të mëdha Tottenhamit, pasi që ka përmbysur rezultatin në 3:2.

Ishte sulmuesi Mohamed Elyounoussi ai i cili fillimisht barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 80’, kurse në minutën e 82’ sulmuesi Che Adams shënon golin e epërsisë për Southamptonin, respektivisht për 3:2.

Rezultati momental i ndeshjes është 3:2 në favor të Southamptonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat