Gjykata shpall fitues Prodanin

Futboll

Gjykata shpall fitues Prodanin

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Gjykata shpall fitues Prodanin

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë një vendim qesharak dhe që është histori më vete.

Duke hedhur poshtë rezultatin në favor të Alimemehmetit, Gjykata me urdhër të Erion Veliajt tenton zhvlerësimin mbi zgjedhjen e anëtarëve të futbollit, shkruan Sport Ekpres nga Tirana.

Por nuk është kjo gjithçka. Historia më e bukur është se vetë Gjykata shpall fitues Prodanin që ka marrë vetëm dy vota në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Pra një histori absurde që nuk i përgjigjet logjikës dhe që nuk ndikon aspak në zgjedhjet për president të FSHF, por është historia e radhës e presionit. Kapiteni Veliaj kërkon të fitojë me Gjykatë dhe do ekipet që të kthehen në dhomat e zhveshjes, por ndeshja ka mbaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat