Los Blancos, me idetë e qarta

Futboll

Los Blancos, me idetë e qarta

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:03
Mbappe

Vlahoviq ka mundur të përfundojë në Madrid.

Sipas gazetarit, Jesús Gallego, Fiorentina e telefonoi Real Madridin për nënshkrimin me Vlahoviqin, sepse nuk dëshironte të forconte rivalin në Serie A dhe gjithashtu synonte më shumë se 70 milionë euro.

Los Blancos, tashmë me idetë e qarta për ndërtimin e skuadrës, i thanë ‘jo’ nënshkrimit me Vlahoviq.

Objektivi i Realit është Kylian Mbappé dhe, pavarësisht se kanë marrë në konsideratë operacionin, duke pasur parasysh potencialin e sulmuesit, ata nuk donin të ndryshonin planin e tyre.

“Ata nuk donin të kishin një rotacion prej katër futbollistësh në sulm me Mbappen që përmendet shumë dhe dyshen që formojnë aktualisht Vinicius dhe Benzema”, shtoi Gallego.

Mbappe thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Realin dhe se gjatë verës do të përfundojë në Santiago Bernabeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat