Këto janë rezultatet e pjesës së parë të elitës së futbollit të Kosovës

Futboll

Këto janë rezultatet e pjesës së parë të elitës së futbollit të Kosovës

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 13:58
Këto janë rezultatet e pjesës së parë të elitës së futbollit të Kosovës

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës.

Në kryendeshjen e sotme, Drenica – Ballkani, vendasit janë duka avancuar me rezultat minimal 1-0, me golin e Kreshnik Ukës, nga pika e penalltisë në minutën e 25’të.

Në anën tjetër, Ilir Daja e ka filluar furishëm aventurën me Ballkanin, ku pas 45 minutëshit të parë, po avancojnë me rezultatin 2-0, me golat e Meriton Korenicës dhe Armend Thaçit.

Ashtu edhe siç pritej, Drita është duke mposhtur Feronikelin me rezultatin 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat