Milan-Sampdoria, kuqezinjtë dominues në ndeshje

Futboll

Milan-Sampdoria, kuqezinjtë dominues në ndeshje

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:00
Milan-Sampdoria, kuqezinjtë dominues në ndeshje

– Sampdoria dhe Milani janë përballur 127 herë në Serinë A. 65 suksese për kuqezinjtë kundrejt 30 të Sampit. 33 kanë qenë rastet kur ekipet kanë ndarë nga një pikë.

– Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave daton në shtator të vitit 1946 dhe ishte Sampi që fitonte me rezultatin 2 me 1.

– Sa i përket “San Siro”-s, aty janë konsumuar 74 përballje mes Milanit dhe Samdorias. 46 fitore për vendësit, 13 barazime dhe 15 humbjet. Edhe raporti i golave i buzëqesh “Djallit” pasi ka shënuar 127 duke pësuar më pak se gjysmën (56).

– Barazimi i fundit mes Milanit dhe Sampdorias është ai i prillit të vitit të kaluar kur ekipet u ndalën në 1-1 të “Marasi”-t.

– Në 27 sfidat e fundit mes këtyre ekipeve, kuqezinjtë në 16 raste kanë dalë nga fusha pa pësuar asnjë gol.

– Stefano Pioli ka mundur të barazojë në 50 për qind të rasteve që ka pasur përballë Sampdorian. 9 barazime dhe vetëm tri suksese për trajnerin e Milanit.

– 6 rinovime ka bërë Milani gjatë sezonit aktual. Në rend numerik, drejtuesit kuqezinj kanë nënshkruar me Piolin (deri 2023), Kjaerin (deri 2024), Kalabrian (deri 2025), Salmakersin (deri 2026) dhe Gabian (deri 2026).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat