​Muriqi pritet të luajë sërish startues ndaj Bilbaos

Futboll

​Muriqi pritet të luajë sërish startues ndaj Bilbaos

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 15:28
​Muriqi

Athletic Bilbao do të provojë për t'i bërë tri fitore radhazi në La Liga kur ata të udhëtojnë sonte për përballjen e vështirë me Mallorcan me fillim nga ora 21:00.

Ekipi bask aktualisht ndodhet në vendin e tetë në tabelë, pesë pikë prapa Barcelonës së vendit të katërt, ndërsa Mallorca zë vendin e 17-të, katër pikë më shumë se Cadizi i vendit të 18-të në betejën për të shmangur rënien nga kategorie e parë e futbollit spanjoll.

Në këtë sfidë, pritet që nga minuta e parë për Mallorcan të luajë sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Ishte pikërisht Muriqi ai që ia siguroi fitoren Mallorcas javën e kaluar ndaj Cadizit me rezultat 2-1 duke shënuar nga penalltia në minutën e 66’.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje:

Mallorca: Rico; Maffeo, Raillo, Valjent, Olivan; Kubo, Sevilla, Galarreta, D Rodriguez; Angel, Muriqi

Bilbao: Simon; Lekue, Vivian, Alvarez, Berchiche; Berenguer, Zarraga, D Garcia, Muniain; I Williams, Sancet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat