Porta përplas Taren me Sarrin, Lazio tentativën e fundit për Strakoshën

Futboll

Porta përplas Taren me Sarrin, Lazio tentativën e fundit për Strakoshën

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 10:58
Taren, Sarrin

Drejtuesit e Lazios dëshirojnë të bëjnë revolucion në skuadër.

Pas merkatos së dimrit, tani po mendojmë për atë verore. Mes reparteve që kërkojnë ndërhyrje, është porta. Tare pritet të rinisë bisedimet javët e ardhshme me Thomas Strakoshën për rinovimin e kontratës. Nëse portieri i përfaqësueses shqiptare nuk kthen përgjigje pozitive, Tare do të hidhet në sulm për Sergio Ricon e Mallorca-s, i cili luan në klubin spanjoll në formë huazimi nga Paris Saint-Germain. Vlera aktuale e “gardianit” të datëlindjes ‘93 është rreth 5 milionë euro.

Mirëpo ka një problem në këtë diskutim. Maurizio Sarri, ndryshe nda Tare, mendon se portieri më i përshtatshëm për bardhekaltrit do të ishte Kepa Arrizabalaga i Cheslea-t (është drejt largimit nga klubi londinez) ose italiani Vicario.

Ditët e fundit mes emrave të shumtë që kanë dale në skenë është edhe ai i David Ospinës, pasi i përfundon kontratra te Napoli, një profil që Sarri e pëlqen, duke pasur parasysh aftësinë e kolumbianit për të luajtur me këmbë. Gjithashtu bardhekaltrit do t’i kushtojnë vëmendje edhe kandidaturës së Gollinit, aktualisht nën urdhrat e Contest e Tottenhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat