Finish dramatik në derbin mes shqiptarëve në Turqi

Futboll

Finish dramatik në derbin mes shqiptarëve në Turqi

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:36
Boluspor

Gjashtë futbollistë shqiptarë u paraqitën në derbin e  Ligën e Dytë të Turqisë. 

Istanbulspor si vendas mposhtet me rezultat 2:1 nga Boluspor. 

Karadeniz (70') e Kasongo (90+1') shënuan për Boluspor dhe  Yilmaz (81') për Istanbulspor.

Valon Et’hemi luajti titullar, Jetmir Topalli u paraqit nga minuta e 46-të për Istanbulspor –in dhe Bekim Balaj u paraqit 65 minuta, Odise Roshi e portierin Gentian Selmani standardë e u aktivizua edhe Dejvi Bregu nga minuta e 80-të për Boluspor-in.

Roshi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën  e 36-të.

Pas javës së 23-të, Istanbulspor renditet në vend të 6-të me 39 pikë e Bolusport i nënti me 31.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat