Hakmarrja

Futboll

Hakmarrja

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 20:00
Maldini

Nga Milan-i te PSG me kosto zero, ky ka qenë rasti i Donnarumma-s verën e kaluar.

Tani, kuqezinjtë duket se kanë rastin të hakmerren, edhe pse në këtë rast flasim për një lojtar që nuk ka vendosur të largohet, por që klubi nuk e do më, të paktën sipas lajmeve që vijnë nga Franca.

Sipas Don Balon, Djallit mund t’i ofrojë një kontratë Angel di Maria-s, i cili do të mbetet pa skuadër në fund të sezonit, pasi PSG ka vendosur të mos e rinovojë marrëveshjen aktuale me lojtarin.

Megjithatë, për 34-vjeçarin interesohen edhe skuadra të tjera të mëdha të Europës. Një operacion i vështirë për milanezët, por jo i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat