Lorik Cana uron Kosovën: U bëfsh Shqipëri

Futboll

Lorik Cana uron Kosovën: U bëfsh Shqipëri

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:34
Lorik Cana uron Kosovën: U bëfsh Shqipëri

Lorik Cana ka menduar një mënyrë tërësisht origjinale për të uruar Pavarësinë e Kosovës. Kapiteni legjendar ka shpërndarë betimin e një ushtari të UÇK që mbyllet me urimin: “Kosovë, u bëfsh Shqipëri”.

“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE.

Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut.

Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem.” Gëzuar pavarsinë e Kosovës, U bëfsh SHQIPNI “
, shkruan Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat