Në listën e Marrotës

Futboll

Në listën e Marrotës

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:33
Në listën e Marrotës

Skuadra e Interit po mendon ndryshime të mëdha në skuadër në merakton e verës.

Objektivi kryesor i sulmit te “zikaltërit” është Xhanluka Skamaça, i cili të dielën do të jetë kundërshtar (ndoshta për herë të fundit) i tyre, pasi është në planet e Marota-s dhe shihet si një trashëgimtar i Edin Xhekos.

Davide Frattesi është gjithashtu shumë i njohur dhe i pëlqyer te “zikaltërit”, ku konsiderohet si zëvendësuesi i përsosur për Barellan dhe Çalhanoglun.

Vëmendje të veçantë te Inter po i kushtojnë edhe Frenk Kesi. Lojtari nga Bregu i Fildisht është në prag të përfundimit të kontratës me Milanin dhe gjasat për një rinovim të mundshëm të saj tashmë janë thuajse zero.

Në këtë rast Inter mund të përfitojë që ta afrojë mesfushorin me si një transfertë të lirë dhe t’i japë atij rrogën që kërkon dhe të përforcojë më tej ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat