Vrioni sot ka arritur një objektiv të rëndësishëm

Futboll

Vrioni sot ka arritur një objektiv të rëndësishëm

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 20:12
Vrioni sot ka arritur një objektiv të rëndësishëm

Xhakomo Vrioni sot ka arritur një objektiv të rëndësishëm pasi duke luajtur për herë të parë mes futbollistëve profesionistë, ka shënuar 10 gola në një sezon. Sulmuesi shqiptar, i huazuar nga Juventusi te Tiroli, ka shënuar sot golin e 10 të sezonit me skuadrën austriake, duke treguar se është përsëri në një formë të mirë.

Për fat të keq, goli i sotëm nuk i solli pikë skuadrës së tij, pasi ajo u mund me shifrat 3-2 në fushën e Ried.

Vendasit shënuan 3 gola dhe ishin në një avantazh të sigurt deri në fund të sfidës, kur Forst në të 90-ën dhe Vrioni në minutën e 91-të, çuan rezultatin në 3-2. Vrioni kishte në këmbët e tij edhe gjuajtjen që do të bënte heroin e Tirolit në minutën e 94-t, por nuk ia doli të kalonte portierin kundërshtar.

Gjithsesi, tashmë Vrioni është në kuotën e 10 golave në kampionat dhe gjendet në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë të këtij edicioni, me talentin e Salcburgut, Adejemi, i cili mban vendin e parë me vetëm 4 gola më shumë.

Ndërkohë, skuadra e Tirol gjendet në vendin e 10 në renditje dhe në pjesën e mbetur të sezonit, do të luajë në grupin e ekipeve që duan të evitojnë rënien nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat