Atletico Madrid-Man United, formacionet zyrtare

Futboll

Atletico Madrid-Man United, formacionet zyrtare

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 20:05
Atletico Madrid-Man United

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante në stadiumin “Wanda Metropolitano” mes kampionit spanjoll Atletico Madrid dhe gjigandit anglez Manchester United, e vlefshme kjo për fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit në kuadër të kësaj gare, Atletico Madridi e mposhti me rezultat 3:1 Porton, kurse Manchester United barazoi 1:1 me Young Boys, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në sezonin 1991/92 në UEFA Cup Winners’ Cup, ku asokohe Atletico shënoi fitore me rezultat të përgjithshëm 4:1 brenda dy ndeshjeve kundër United.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Diego Simeonen nuk do të paraqiten Cunha, Koke, Lecomte dhe Wass kurse te United nuk do të paraqiten Cavani, Greenwood dhe Heaton.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Atletico Madrid: Oblak, Vrsjalko, Davic, Gimenez, Rinildo, Lodi, Llorente, Kondogbia, Herrera, Felix, Correa

Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Pogba, Ronaldo, Rashford, Fred, Fernandez, Varane, Shaw, Sancho

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat