Memelli: Është momenti që të japim maksimumin

Futboll

Memelli: Është momenti që të japim maksimumin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 14:20
Memelli: Është momenti që të japim maksimumin

Skënderbeu luan një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Vllazninsë në kampionat. Në prag të kësaj sfide, në një konferencë për shtyp ka folur trajneri i korçarëve, Migen Memelli.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme në këtë pikë të sezonit, ku më tepër se kurrë na duhen pikët se loja e mirë.

Besoj se qëllimi kryesor për ne kur të hymë në fushën e lojës është marrja e pikëve maksimale.

Edhe në kushtet që kemi mungesa sepse si staf transferojmë një klimë pozitive edhe tek ata lojtarë që u jepet mundësia për tu futur në fushën e lojës”.

Besoni tek shpëtimi i Skënderbeut?

“Duhet t’i marrim ndeshje një pas një, gjëja e fundit që mund të mendoj është rrëzimi.

E them me bindje se kur të plotësohet klubi, do ta shikoni sesa solide do jetë skuadra dhe çfarë rezultatesh do kemi.

Në këtë pikë mendoj se është momenti që të japim maksimumin. Jemi të ndërgjegjshëm që situata duhet të përmirësohet për të pasur një rritje psikologjike në javët në vazhdim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat