Spaletti: Do të përballemi në front të gjerë me Barcelonën

Futboll

Spaletti: Do të përballemi në front të gjerë me Barcelonën

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:19
Spaletti: Do të përballemi në front të gjerë me Barcelonën

Trajneri i Napolit, Luciano Spaletti, ka zgjedhur dy figura emblematike, politike e sportive si Che Guevara dhe Diego Armando Maradonën për t’i bërë presion Barcelonës për takimin e kthimit në Ligën e Europës.

Në ndeshjen e një jave më parë në “Camp Nou”, skuadrat u ndanë në barazim 1-1, ndaj kualifikimi do të zgjidhet sonte në stadiumin që mban emrin e legjendës së dy klubeve, Maradona.

“Skuadra ka një zë të rëndësishëm në Serinë A, kemi një mentalitet fituesi dhe një vullnet për t’i bërë të lumtur tifozët tanë.

Ne nuk do të luajmë me frikë, por do të përballemi në front të gjerë me Barcelonën”, ka thënë trajneri i Napolit para sfidës së sotme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat