Lushtaku; Kastriot Rexha duhet t’i përshtatet sa më shpejtë lojës tonë

Futboll

Lushtaku; Kastriot Rexha duhet t’i përshtatet sa më shpejtë lojës tonë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:21
Lushtaku; Kastriot Rexha duhet t’i përshtatet sa më shpejtë lojës tonë

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku është pajtuar me pikën e marrë në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Ndeshja Drenica – Prishtina që i takoi javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll të enjten përfundoi pa gola.

Lushtaku tha se ekipi tij dominoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën theksoi se Prishtina ishte më e mirë për një nuancë.

“Në pjesën e parë kemi qenë më të mirë dhe kemi krijuar disa raste

. Por ndoshta situata e ndeshjes ndryshoi në pjesë ne dytë dhe ndikuan mungesat.

Ne jemi skuadër që luajmë shumë pak me harkime dhe Kastriot Rexha duhet t’i përshtatet sa më shpejtë lojës tonë.

Do të punojmë gjatë javës që Kastrioti në disa situata të na përshtatet, pasi kemi vështirësi në lojën në ajër”, ka thënë Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat