Fenerbahces nuk i mjafton goli i Berishës, eliminohen nga garat evropiane

Futboll

Fenerbahces nuk i mjafton goli i Berishës, eliminohen nga garat evropiane

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:59
Fenerbahces nuk i mjafton goli i Berishës, eliminohen nga garat evropiane

Fenerbehces nuk i kryen punë as goli i futbollistit nga Kosova, Mërgim Berisha. 

Fenerbahce mposhtet në Pragë me 3:2 nga Slavia. 

Me rezultat identik u gjunjëzua edhe në takimin e parë në Stamboll. 

Skuadra çeke befason dhe kualifikohet në të tetën e finales së Conference League. 

Futbollisti Berisha futet në lojë në minutën e 81-të, ndërsa në atë të 90-tën shënon por nuk i mjafton skuadrës së tij.

Për Slavian shënuan Schranz (19'), Sor (27' e 62') dhe për Fenerbahcen Yandas (39') e Berisha (90'). 

Slavia kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat