Basel kundër Marseilles, hidhet shorti për Conference League

Futboll

Basel kundër Marseilles, hidhet shorti për Conference League

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 13:29
Basel kundër Marseilles, hidhet shorti për Conference League

Hidhet shorti i fazës së 1/8-ve të UEFA Conference League, finalja e së cilës do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania”.

Në total në këtë fazë janë 16 skuadra, të inkuadruara nga 8 ekipe për dy vazo.

Siç është njoftuar, UEFA ka përcaktuar ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Altin Lala, si një nga personat që do të tërheqë goglat e kësaj faze.

Ndërkaq, spikat ndeshja mes Marseille dhe Basel të Taulant Xhakës, sigurisht me francezët që në start duken më favoritë, ndërsa interesant është edhe përballja mes Leicester dhe Rennais. Ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars, ndërsa ato të kthimit luhen më datë 17 mars.

Përballjet

Marseille - Basel
Leicester - Rennes
PAOK - Gent
Vitesse - Roma
PSV - Copenhagen
Slavia - LASK
Bodo/Glim-Az Aalkmaar
Partizani - Feyenordi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat