Memelli: Kundërshtar shumë i vështirë

Futboll

Memelli: Kundërshtar shumë i vështirë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:27
Memelli: Kundërshtar shumë i vështirë

Duke folur pas barazimit 2-2 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, u shpreh se kjo ndeshje ishte e mirë, megjithatë rezultati sipas tij ishte zhgënjyes.

“Kundërshtar shumë i vështirë, sepse me rivalët e tjerë Vllaznia ka bërë mjaft mirë. Sot kishim një kundërshtar shumë të fortë sidomos katërshja e sulmit ishin shumë të shpejtë e të fortë.

Në këtë pikë të kampionatit po na penalizojnë disa gabime, do thoja për të mos i quajtur amatoreske si ajo e rastit të parë, kur Dajan Shehi mund të kishte bërë një “out” ose goli i dytë po ashtu. Skuadra ka luajtur shumë mirë, por rezultati në fund nuk ishte ai që duhej.”

Keqardhje, sepse është shumë e vështirë në kampionatin tonë kur rezultati shkon 2-0 që të kthehet, sepse loja menaxhohet më mirë dhe kundërshtari bie në presion psikologjik dhe sado cilësi të ketë është e vështirë të kthehet.

Ne kemi lojtarë pa përvojë dhe nga papjekuria e tyre edhe gabojnë, por këto janë gjëra që rregullohen në terren. Çdo pikë vlen, ndërsa sot ne kemi humbur dy pikë", tha Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat