Pique: Trendi ynë është në rritje

Futboll

Pique: Trendi ynë është në rritje

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 14:50
Pique: Trendi ynë është në rritje

Barcelona dominoi kundër Napolit duke u kualifikuar në 1/8 e Europa League me trajnerin Xavi që ka krijuar një kolektiv i cili ka dicka të vecantë, sidomos nëse krahasohet me të kaluarën e afërt, një skuadër që ka zotërim të topit, teknikë, vrap, vendosmëri. Skuadër me një fjalë. Trajneri doli nga ky duel me një qartësi, mbi të gjitha ajo se mund ta fitojë trofeun dhe sigurisht se mund të ngjitet edhe më shumë në klasifikimin e La Ligas.

Ndjesia është se Barcelona është rritur si skuadër, shumë lojtarë janë përmirësuar, dhe Pique duket se ka një teori të tijën.

“Është shumë e vështirë të fitosh në transfertë në Europë. Ndaj Napolit u kthyem në origjinë, pra aftësia për të mbajtur kontrollin e topit për të patur komandën e lojës. Prej ca kohësh nuk e bënim më. Ndaj Napolit dhamë një mesazh për të gjithë se ne po kthehemi”.

Ndryshojnë edhe perspektivat. Barcelona ka dy rrugë për të arritur Championsin. Të përfundojë kampionatin në 4 vendet e para në Spanjë, ose të fitojë Europa League. Të dyja duken plotësisht të mundshme dhe me shanse të mira suksesi. Pique shikon me besim drejt së ardhmes.

“Jemi në një moment të mirë, por duhet që edhe të shohim se nga vijmë dhe cfarë lloj sezoni kemi përjetuar, ndaj fitore të tilla duhen shijuar edhe më tepër. Po ndryshojmë shumë gjëra.

Nga ai që ishte në stol dhe nga ai që është tani kanë ndryshuar shumë gjëra. Tani ka një bazë, dhe skuadra ndihet shumë më e sigurt.

Tani kemi mundësinë të luajmë kartat tona. Po përmirësojmë lojën dhe paraqitjet po kthehen në rezultate. Trendi ynë është në rritje, objektivi që kemi është të fitojmë Europa League”, u shpreh Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat