Empoli tenton të befasojë Juventusin me 3 shqiptarë në fushë

Futboll

Empoli tenton të befasojë Juventusin me 3 shqiptarë në fushë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Empoli tenton të befasojë Juventusin me 3 shqiptarë në fushë

Empoli do të presë në shtëpi Juventusin në sfidën e javës së 27-të të Serisë A. “Zonja” do të kërkojë patjetër fitoren, ku do të shpresojë dhe akoma më shumë për titullin.

Juventusi tani shpreson më shumë se kurrë, pas gabimeve të Milanit dhe Interin mbrëmjen e djeshme, por gjithashtu do të kërkojë dhe një hakmarrje ndaj Empolit, e cila e mundi në fazën e parë të kampionatit në “Allianz Stadium”.

Nga ana tjetër, ekipi i Empolit do të kërkojë sërish të bëjë surprizën që bëri dhe në sfidën e parë. Me Bajramin, Ismajlin dhe Asllanin në formacion, ekipi i drejtuar nga Andreacoli nuk do të stepet përballë klubit më të titulluar në Itali.

FORMACIONET ZYRTARE:

EMPOLI: Vicario, Ismajli, Stojanoviç, Luperto, Cacace, Zurkovski, Asllani, Bandineli, Bajrami, Di Françesko, Pianamonit.

JUVENTUS (4-4-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, De Ligt, Pelegrini; Kuadrado, Zakaria, Artur, Rabiot; Vlahoviç, Ken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat