Carragher paralajmëron Lukakun

Futboll

Carragher paralajmëron Lukakun

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 18:33
Carragher paralajmëron Lukakun

Romelu Lukaku nuk po kalon një sezon të mirë te Chelsea. Sulmuesi belg është lënë mënjanë nga trajneri Tuchel dhe, ato herë që ka hyrë në fushë, nuk ka ditur të tregojë vlerën e tij.

Në qendër të kritikave për paraqitjet dhe për faktin se është komplet jashtë lojës së Blues, e ardhmja nuk duket shumë e mirë për ish-yllin e Inter-it, i cili mund të largohet nga klubi i tij aktual.

Për këtë është i bindur ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie Carragher, i cili ka dhënë mendimin e tij në prag të finales së Carabao Cup që londinezët do të luajnë kundër ekipit të Jurgen Klopp:

“Lukaku është shumë statik në lojën e tij. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, atëherë nuk ka më vend te Chelsea sezonin e ardhshëm”, ka thënë Carragher për Telegraph.

“Kur Kai Havertz luan si një numër 9, i jep skuadrës disa alternativa në sulm, veçanërisht nëse në fushë janë Pulisic me Mount. Në ndeshjen kundër Lille, Havertz ka patur më shumë prekje në zonën e rreptësisë sesa Lukaku në gjithë ndeshjen kundër Crystal Palace.

“Mendoj se nëse Chelsea do të vendosë t’i besojë përsëri Havertz-it si nëntë false, atëherë nuk do të ketë asgjë për të bërë për Lukaku-n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat