Ky është formacioni i Prishtinës

Futboll

Ky është formacioni i Prishtinës

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Ky është formacioni i Prishtinës

Java e 22-të në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.

Kjo javë ka qenë e mbushur me derbi, ku fillimisht të shtunën Ballkani triumfoi në udhëtim te Drita me rezultat 0-1.

Sot na pret një tjetër përballje e zjarrtë, pasi Prishtina do të përballet me Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Është një sfidë shumë e rëndësishme për dy skuadrat, pasi vendasit duan pikët që të jenë më qetë sa i përket mesit të tabelës, derisa Gjilani po lufton për titullin e kampionit.

Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion dhe që të dyja takimet kanë përfunduar baras me rezultat identik 1-1.

Super përballje na pret edhe në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan ku Ulpiana pret Drenicën.

Vendasit janë në kërkim të pikëve për t’i ikur pozitës së tretë nga fundi, derisa Drenica ndodhet e pesta por dëshiron të mbetet e qetë me një rezultat pozitiv në Lipjan.

E dueli i tretë i ditës së sotme zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret Dukagjinin e Klinës, me skuadrën mysafire që është favorit për ta fituar takimin.

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Tomasheviq, Pllana, Abazi, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Kryeziu, Mankenda, John.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat