​Ecuria e mahnitshme e trajnerit Arbnor Morina me KF Ferizajn

Futboll

​Ecuria e mahnitshme e trajnerit Arbnor Morina me KF Ferizajn

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 10:19
Arbnor Morina

Klubi i futbollit Ferizaj është duke kaluar nëpër një periudhë të mahnitshme te rezultateve në Grupin B të Ligës së parë që prej ardhjes së Arbnor Morinës si trajner.

Ata janë tashmë lider të tabelës në këtë grup me 31 pikë, të ndjekur nga Vushtrria me 30 pikë dhe Arbëria me 26 pikë.

Morina u bashkua me Ferizajn në xhiron e pestë të kampionatit dhe që nga atëherë, kjo skuadër ka arritur 10 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje duke shënuar 24 gola dhe pranuar vetëm 9.

Ndeshja e radhës e Ferizajt është kundër KF Kikes ne fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat