Lumë tifozësh për derbin e mbrëmjes së sotme, ezaurohet 75% e “San Siro”-s!
Në “San Siro” do të jetë një shfaqje e vërtetë jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna.
Tifozët nuk kanë lënë pa shfrytëzuar hapjen në 75% të stadiumeve, që do të aplikohet në ndeshjen e sotme, dhe deri mbrëmjen e djeshme janë shitur në total 50 mijë bileta, një shifër që me këto ritme sot pritet të shkojë deri në 56 mijë të tilla, pra një stadium plot që do të jetë gati për t’i dhënë zemër skuadrave.
Përveç arkëtimit të të ardhurave, kuqezinjtë si pritës do të kenë në favorin e tyre edhe tifozërinë që premton spektakël.