Skuadra e kategorisë së dytë shokon Tottenhamin e Contes!

Futboll

Skuadra e kategorisë së dytë shokon Tottenhamin e Contes!

Nga: K. Goca Më: 1 mars 2022 Në ora: 23:28
Skuadra e kategorisë së dytë shokon Tottenhamin e Contes!

As laiku më i madh nuk do të parashikonte eliminimin e Tottenhamit nga Kupa e Anglisë (FA Cup), sidomos nga skuadra e kategorisë së dytë Middlesbrough. 

Futbollistët Kane, Kulusevski, Son etj. dolën kokulur nga stadiumi Middlesbrough.  

FC Middlesbrough shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Tottenhamit.

Në një ndeshje që zgjati 120 minuta, pasi që në kohën e rregullt takimi u mbyllë (0:0), goditje e rëndë për trajnerin e Tottenhamit, Antonio Conte.

Futbollisti Coburn shënoi në minutën e 107-të, duke shkaktuar senzacion në garën e Kupës angleze.

Middlesbrough kualifikohet në çerekfinale e Tottenham paketon valixhet për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat