Nuk ndërron mendje për titullin?

Futboll

Nuk ndërron mendje për titullin?

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:26
Nuk ndërron mendje për titullin?

“Të fitosh këtu nuk është e lehtë, por Vlahoviç duhet të përmirësohet ende, pasi pres shumë nga ai”. Me këto fjalët trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u shpreh pas suksesit në Firence.

“Duhet të komplimentoj Fiorentinën, sepse bëri një ndeshje të mirë. Ka qenë një takim me pak hapësira për ne, ndërsa ata na kapën në befasi rrezikshëm, dy herë në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Por skuadra i mori mirë masat dhe mund të them se nuk kemi rrezikuar humbjen.

Të fitosh këtu nuk është e lehtë, ndaj ishte një tjetër shenjë pjekurie”.

Nuk ndërroni mendje për titullin? Gjithmonë i pamundur?

Sigurisht që po. Pikët për titullin e kam stërthënë se do të jenë 84- 85 dhe mendoj se njëra nga ato tri ekipe lart nesh mund ta arrijë. Mjafton të shohësh kalendarin, ndërsa pjesa tjetër është matematikë. Prandaj, po ua them si një person që ju vlerësoj shumë për punën që bëni, që mos ta vrisni shumë mendjen për ne. Mos u shqetësoni më kot dhe të nisni të bëni llogari, pasi nuk e fitojmë dot titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat