Vllaznia me mungesa

Futboll

Vllaznia me mungesa

Më: 3 mars 2022 Në ora: 12:39
Vllaznia me mungesa

Vllaznia duhet t’ia dalë ndaj Dinamos pa praninë e tre titullarëve. Portieri Bojan Zogoviç është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori me Skënderbeun.

Ndërsa kapiteni, Erdenis Gurishta, dhe Viktor da Silva mungojnë për arsye dëmtimesh. Por te shkodranët ka edhe rikthime për duelin me dinamovitët.

Mbrojtësi Esin Hakaj kthehet nga pezullimi i kartonit të kuq që mori me Partizanin, ndërsa Ardit Hoxhaj ka lënë pas dëmtimin.

Situata e detyron trajnerin Brdariç që të bëjë sërish ndryshime në formacion, ku risia mbetet starti i ndeshjes me Kristi Qarrin në mbrojtje të katërkëndorit të portës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat