Haaland vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid

Futboll

Haaland vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid

Më: 4 mars 2022 Në ora: 08:49
Haaland vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid

Erling Haaland do të ketë vendosur të ardhmen e tij dhe synon të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit për të nënshkruar me Real Madridin.

Sipas AS, sulmuesi 21-vjeçar norvegjez nuk dëshiron të kalojë një sezon tjetër në shërbim të skuadrës gjermane, ashtu siç dëshironin drejtuesit e Dortmundit.

Çështja nuk do të jetë financiare. Klubi gjerman do të ishte i disponueshëm për të paguar atë që lojtari do të merrte në Real Madrid, por golashënuesi i ri thuhet se nuk dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Bundesligë.

Haaland ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon të largohet nga merkato e verës për 75 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat