Lajme të këqija për Allegrin

Futboll

Lajme të këqija për Allegrin

Më: 4 mars 2022 Në ora: 16:44
Lajme të këqija për Allegrin

Juventusi ka rinisur të shijojë fitoret e rëndë sishme dhe të mërkurën në mbrëmje bëri një hap të madh drejt finales së Kupës së Italisë, pas suksesit 1-0 në Firence me autogol në minutën e 91-të, por të nesërmen ka gjithmonë një lajm që prish entuziazmin në Torino.

Edhe pse dita e djeshme e stërvitjes në “Kontinasa” nisi me lajmin e mirë të rikthimit në grup të Paulo Dibalës, Federiko Bernardeskit e Daniele Ruganit, të cilët gjithsesi duket e vështirë se do të mund të kenë më shumë sesa grusht minutash ndaj Specias të dielën, ka qenë “zarfi” i ardhur nga klinika “J Medical” ai që ka tronditur bardhezinjtë.

Leonardo Bonuçi i është nënshtruar sërish vizitave mjekësore, të cilat kanë konfirmuar një tjetër tërheqje të veteranit, i cili shpresohej se do të mund të sillte disi paqe në prapavijë, duke qenë se Xhorxho Kielini, por edhe Daniele Rugani nuk janë ende gati.

Rezonanca ka treguar se muskujt e pulpës së majtë kanë pësuar një tjetër tërheqje, e detyruar kjo nga ai 45-minutësh i luajtur ndaj Empolit, kur trajneri Alegri e hodhi Bonuçin në fushë, nga pamundësia e alternativave në stol, por ky rrezikim tashmë shton jo pak frikën në pritje të ndeshjeve të radhës.

E sigurt është se numri 19 i Juventusit nuk do të jetë në duelin kundër Specias dhe Rei Manajt, i cili pasi ka shlyer skualifikimin fundjavën që lamë pas pritet që të kthehet titullar ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Në këtë mënyrë, sulmuesi shqiptar do të ketë një “armik” të fortë më pak në “Allianz Stadium” për të kërkuar një gol historik, ndonëse De Ligt dhe me shumë mundësi edhe Danilo që do të konfirmohet në qendër të mbrojtjes, janë gati që t’i rezervojnë një “mirëseardhje” jo të lehtë bomberit shqiptar.

Dhe më shumë sesa për ndeshjen në shtëpi me Specian, trajneri Masimiliano Alegri është në panik për ndeshjen e 16 marsit kundër Vijarealit, takimi i kthimit në Champions që vlen biletën për në gjysmëfinale.

Stafi mjekësor dje ka dhënë një diagnozë prej 7 ditësh, e cila nëse konfirmohet do të linte shanse që Bonuçi të ishte në fushë me Vijarealin, por nëse rikuperimi nuk ecën siç duhet dhe nga Kielini nuk shihet asnjë sinjal pozitiv, pa dyshim që ndeshja e Champions-it nis në malore për Alegrin dhe të tijtë, duke kujtuar se edhe në mesfushë emergjenca është e madhe (MeKeni ka mbyllur sezonin dhe Zakaria vështirë se mund t’ia dalë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat