Barcelona zyrtarizon blerjen e talentit spanjoll!

Futboll

Barcelona zyrtarizon blerjen e talentit spanjoll!

Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:48
Barcelona zyrtarizon blerjen e talentit spanjoll

Barcelona zyrtarizon blerjen e talentit spanjoll!

Racing Santander dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit Pablo Torre në Katalunjë, me futbollistin që do ta mbyllë sezonin 2021/22 me skuadrën e që militon në kategorinë e tretë të Spanjës.

Marrëveshja është arritur për shumën bazë 5 milionë euro, por që mud të shkojë deri në 20 milionë në varësi të variablave të lidhura me zhvillimin e karrierës së lojtarit të përfaqësues U-19 të Spanjës.

18-vjeçari, i cili luan mesfushor i avancuar, do të jetë i lidhur në kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe klauzola e largimit është vendosur në shumë 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat