Policia reagon pas përplasjes së tifozëve shqiptarë e malazezë, 4 të lënduar e një i arrestuar!

Futboll

Policia reagon pas përplasjes së tifozëve shqiptarë e malazezë, 4 të lënduar e një i arrestuar!

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2022 Në ora: 18:44
Policia reagon pas përplasjes së tifozëve shqiptarë e malazezë, 4 të lënduar e një i arrestuar!

Policia thotë se ka parandaluar një përplasje mes dy grupeve të tifozëve.

Policia reagon pas përplasjes së tifozëve shqiptarë e malazezë, duke konfirmuar për 4 të lënduar e një të arrestuar!

Organet e rendit në Mal të Zi parandaluan konfliktin e madh mes tifozëve shqiptarë të Deçiqit dhe atyre malazezë të Buduçnostit të Podgoricës.

Ndeshja në Tuz mes Deçiqit dhe Buduçnostit, u ndërpre në minutën e 17-të, ku luhej në kuadër të javës së 23-të të Kampionatit të Malit të Zi,

Ndeshja u ndërpre për shkak të rrëmujës së përgjithshme në tribuna, ku tifozët hidhnin karrige, por edhe vërshonin nëpër këndin e fushës.

“Policia sot në stadiumin e Tuzit ka penguar një përplasje mes tifozëve në ndeshjen e futbollit mes Deçiqit dhe Buduçnostit. Për momentin një person është dërguar në ambientet zyrtare, ndërsa është duke u bërë identifikimi i pjesëmarrësve të tjerë në trazira”,  thuhet në deklaratë të administrata së policisë, njofton media malazeze “Vijesti”.

Epilogu i ndeshjes tashmë është në dorën e Komisionit të Garave  dhe më pas të Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Malit të Zi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat