Dumfries i shkëlqyeshëm në terren, por i “dobët” në kuzhinë

Futboll

Dumfries i shkëlqyeshëm në terren, por i “dobët” në kuzhinë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:13
Dumfries i shkëlqyeshëm në terren, por i “dobët” në kuzhinë

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries po përshtatet mirë në Itali, sa i përket fushës së blertë.

Por, jashtë fushës duket se ka akoma për të mësuar.

Mbrojtësi holandez ka fituar pozitën e titullarit tek Inter, në krahun e djathtë të mbrojtjes. Por, së fundmi ai ka treguar problemet që ka jashtë fushës së blertë. Damfries ka zbuluar se mënyra se si ai përgatiti pastat, nuk iu ka pëlqyer shokëve të skuadrës.

“Dy javë më parë, shokët e mi të skuadrës u nervozuan kur unë i shtova mish pule pastave të mia me pesto. Nuk do ta bëj më kurrë”, ka thënë Dumfries.

Holandezi ishte startues në ndeshjen kundër Liverpullit, ku Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat