Arteta ka gjetur çelësin për rikthimin e Arsenalit

Futboll

Arteta ka gjetur çelësin për rikthimin e Arsenalit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:31
Arteta ka gjetur çelësin për rikthimin e Arsenalit

Mikel Arteta ka gjetur çelësin për rikthimin e Arsenalit mes skuadrave elitare në Angli.

Dyshimet që lindën në fillim të sezonit, kur “topçinjtë” pësuan tri humbje në tri javët e par, janë zbehur me kalimin e kohës. Zhgënjimi i madh erdhi në FA Cup, me eliminim nga Nottingham Forest, një ekip i Championship. Në Kupën e Ligës “topçinjtë” avancuan deri në gjysmëfinale, ku u eliminuan nga Liverpooli, që në fund e fitoi trofenë falë suksesit në finale ndaj Chelsea-t pas goditjeve të 11-metërshave.

Por sezoni i Arsenalit mund të quhet i suksesshëm falë paraqitjes së shkëlqyer në Premier. “Topçinjtë” renditen në vendin e katërt, pra në zonën Champions, kompeticion në të cilin mund të rikthehen pas pesë sezonesh mungesë.

Në këtë situatë, me synimin për një rikthim të mundshëm në Champions League, klubi tashmë po mendon për përforcimin e skuadrës. Janë të shumtë emrat që përfliten për një transferimin në ekipin londinez, që kërkon të përforcohet në të gjitha repartet. Isak, Darwin Núñez, Calvert-Lewin, Ruben Neves, Tielemans…

Lista është shumë e gjatë, por orët e fundit ka dalë në skenë një emër i ri, që do të ishte më i rëndësishmi.

Sipas “The Sun”, Arsenali pretendon të blejë Serge Gnabry-n nga Bayerni i Mynihut.

Anësori gjerman ka qenë pjesë e “Topçinjve” vite në parë, por u lejua të largohej për vetëm 2.5 milionë euro në 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat